Prapaskena

Ankandi, energjia u ble me 255 euro/ Çmimi është 5 herë më shumë se një vit më parë

Publikuar: 12/10/2021

“OSHEE ka zhvilluar sot një ankand të ri për blerjen e energjisë elektrike për konsum.

Përmes kësaj procedure OSHEE do të sigurojë 44 400MWh energji për periudhën nga 13 deri më 17 tetor.”

Por, me gjithë kërkesën OSHEE në këtë procedurë ka arritur të sigurojë më pak se gjysmën e energjisë së nevojshme, vetëm 19 400 MWh me një

çmim mesatar prej 255.7 euro për MWh dhe me një vlerë totale prej rreth 4.9 milionë euro.
Çmimi mesatar është ndjeshëm më i lartë se ai i ankandit të zhvilluar më 1 tetor, ku OSHEE bleu energji për 233 euro/MWh.

Pasi nuk ka mundur dot të plotësojë sasinë e energjisë së kërkuar përmes kësaj procedure si rrjedhojë e çmimit tepër të lartë në bursa dhe mungesës së energjisë në treg, OSHEE ka çelur një tjetër ankand pasditen e së hënës për të siguruar edhe pjesën e mbetur.

Procedura është zhvilluar përmes platformës online në tre faza e cila bën në mënyrë automatike edhe vlerësimin e ofertave në bazë të çmimit më të ulët dhe sasisë së kërkuar për t’u blerë.

Deri në muajin qershor furnizimi me energji është mbuluar nga prodhimi vendas, e më pas është dashur që autoritetet t’i drejtohen importit të energjisë.

Kështu, prej qershorit e deri në ankandin e parë të 11 tetorit janë shpenzuar në total 104.5 milionë euro për blerjen e energjisë.

Përgjatë 2020-ës, kjo shifër arrinte në 118 milionë euro për gjithë sasinë e energjisë së blerë në import për mbulimin e nevojave.



Më të lexuarat