VIDEO/ Argjentina “çmonton” Uruguain, ngec Brazili

Pa Kategori

Publikuar: 11/10/2021

VIDEO/ Argjentina “çmonton” Uruguain, ngec Brazili

Argjentina është rikthyer te fitorja, ndërsa Brazili është ndalu pas 10 ndeshjes në një barazim pa gola në transfertë kundër Kolumbisë. Gjithsesi mbetet në vend të parë, me 8 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt.

Argjentia e Leo Messi nuk kishte një ndeshje të lehtë, pasi përballej me Uruguain. Gjithsesi ia kanë dalë të fitojnë më rezultatin 3-0. Sulmuesi i PSG ishte ai që zhbllokoi sfidën, me një parabolë që e nisi për asist dhe përfundoi në rrjetë.

De Paul në fundin e pjesës së parë bëri detyrën me një goditje brenda zonës, kurse Lautaro Martinez në pjesën e dytë shënoi edhe golin e tretë për Argjentinën.

Këtë verë ligjin e bënë skuadrat vendase, teksa Kili mposhti 2-0 Paraguain, Venezuela Ekuadorin 2-1 dhe me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Bolivia kundër Perusë.

KUALIFIKUESET E BOTËRORIT TË KATARIT

Bolivi-Peru 2-1
Venezuela-Ecuador 2-1
Kolumbi-Brazil 0-0
Argjentinë-Uruguai 3-0
Kili-Paraguai 2-0