Prapaskenat/ Biznesmeni që fundosi Thoma Gëllçin, kunati i Samir Manes

Pa Kategori

Publikuar: 10/10/2021

Prapaskenat/ Biznesmeni që fundosi Thoma Gëllçin, kunati i Samir Manes

Të tjera detaje dalin në dritë nga arrestimi i ish-drejtorit të Radio Televizionit Publik Shqiptar, Thoma Gëllçi. “Prapaskena” zbulon lidhjet e oligarkut Samir Mane me arrestimin e Gëllçit të RTSH, për abuzime me një tender që kapte vlerën e rreth 1 milion eurove për RTSH Agro.

Nga dosja hetimore e SPAK rezultoi se Gëllçi kishte favorizuar kompaninë fituese të tederit “TBS 96”, ndonëse sipas KLSH, kjo kompani nuk I plotësonte kualifikimet për të marrë pjesë në një tender të tillë. Në tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro kanë qenë dy kompani, “EURO KONTAKT” dhe “TBS 96”.

Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë shpallur kompaninë “TBS 96” fituese, edhe pse kishte ofertë 20 milionë lekë më të lartë. Ka qenë pikërisht pronari I kompanisë “EURO KONTAKT”, Gent Prizreni, i cili ka denoncuar ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi, dhe tre vartësit e tij, Juljan Tapi, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, pasi nuk iu dha tenderi.

Por, kush është biznesmeni Gent Prizreni dhe cilat janë lidhjet e tij me oligarkun Samir Mane?
Nga një kërkim i thjeshtë që bëri “Prapaskena”, rezulton se Gent Prizreni është kunati i Samir Manes, i cili është njeriu më i pasur në Shqipëri.

Se sa të drejta janë gjykatat shqiptare, e kemi parë deri më tani, por të jesh kunati i Samir Manes, veshtirë të humbasësh, jo kur përballë është ish-drejtori I RTSH, por edhe sikur të ishin deputetë apo ministra, aq më tepër kur në rastin konkret GËllçi ka qenë në shkelje.

Thoma Gëllçi duhet ta kishte menduar mirë “lojën” me tenderin, që i “hëngri kokën”. “Prapaskena” sjell më poshtë edhe dokumentet e kompanisë “EURO KONTAKT”, e cila siç shihet është e regjistruar në emrin e kunatit të Manes, që humbi një tender, por fitoi burgosjen e abuzuesit Thoma Gëllçi!