Sali Berisha i rekrutuar nga shërbimet e Iranit?! Disa detaje rreth arsyes tronditëse të goditjes nga amerikanët

Pa Kategori

Publikuar: 09/10/2021

Sali Berisha i rekrutuar nga shërbimet e Iranit?! Disa detaje rreth arsyes tronditëse të goditjes nga amerikanët

Korrupsioni madhor me Ilir Metën, shantazhi ndaj drejtësisë dhe minimi i demokracisë duket se janë vetëm motivi i dukshëm i vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ‘bombarduar’ Sali Berishën dhe familjen e tij në 19 maj të këtij viti, duke i futur në listën e zezë.

Ditët e fundit, aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan, Geri Kokalari, ka folur për zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike, duke u fokusuar tek vendimi i Uashingtonit për të ndëshkuar Sali Berishën, duke e futur në një listë me diktatorët dhe despotët e vendeve të botës së tretë.

Ndër të tjera, Geri Kokalari dha një mesazh, e cili kaloi pa vëmendjen e duhur. Ai tha se në Shqipëria kanë qenë CIA dhe FBI, që kanë mbledhur informacion. “Unë nuk e di se çfarë informacionesh ka Departamenti i Shtetit, por sigurisht që këto informacione që paraqita unë i kanë dhe ata. Dhe të qartësojmë një gjë: Agjentë të FBI dhe CIA kanë qenë dhe janë në Shqipëri”, tha Kokalari.

Sali Berisha është përfshirë në krime dhe zhdukje që nga viti 1992, ka nisur shantazhin ndaj drejtësisë që nga viti 1993, ndërsa është përfshirë në korrupsion madhor me fëmijët që nga viti 2006.

Pse amerikanët e goditën pikërisht në maj 2021?

Arsyeja madhore dhe tronditëse duket se ka të bëjë me kalimin e vijës së kuqe nga Sali Berisha, duke flirtuar me vendet armike të SHBA, në funksion të pushtetit të tij korruptiv.

Burime të kryqëzuara dhe tepër konfidenciale që kanë nisur rrjedhin në rrethet politike dhe diplomatike konfirmojnë se krisja e madhe mes Berishës dhe SHBA ka ndodhur kur Sali Berisha hyri në pazare me Iranin, një nga vendet më armiqësore ndaj SHBA, madje kërcënim edhe për Shqipërinë.

Irani ka shprehur vazhdimisht interesin për furnizimin me gaz të tregjeve evropiane, edhe pse herë pas herë ishte kufizuar për shkak të sanksioneve të SHBA.

Përfaqësues të Iranit kanë lobuar fort tek zyrtarët grekë, tek Sali Berisha dhe tek të gjithë aktorët e tjerë me ndikim, për t’u bërë pjesë e projektit TAP që vjen nga Azerbajxhani në Evropë, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe duke dalë në Itali.

Përfaqësuesit e CIA dhe FBI në Tiranë kanë qenë të angazhuar dhe shumë të shqetësuar për këtë flirt të Berishës me Iranin.

SHBA madje janë shqetësuar edhe për pazaret e Berishës me Greqinë, për shitjen e detit, duke anashkaluar amerikanët. Shqetësimi u reflektua nga rrjedhja e kabllogrameve që ambasada amerikane në Tiranë i dërgonte DASH.

Kabllogramet tregojnë se si Sali Berisha është mbajtur gjithnjë nën monitorim.

Irani kërkonte të bëhej pjesë e kësaj linje. Irani ka arritur të bindë Sali Berishën për të kushtëzuar kalimin e TAP në Shqipëri, me kusht përfshirjen e gazit iranian.

Në këmbim, sipas burimeve sekrete, Sali Berisha dhe Ilir Meta do të merrnin 2.5 miliardë euro në dorë si dhe më pas 25 % të aksioneve në tubacionin e gazit. Gjatë pazarit janë diskutuar edhe mënyra se si do kalonin paratë, përfshirë fizikisht me çanta, por edhe përmes kamuflimit me anë të kompanive të ndryshme në parajsa fiskale.

Kur Sali Berisha ka nisur lëvizjet në prapaskenë për të penguar projektin, me kërkesën e përfshirjes së Iranit, kanë ndërhyrë në mënyrë energjike amerikanët.

Ndërsa oferta e Iranit ishte marramendëse, Berisha ka përdorur pushtetin e tij korriptiv për bllokimin e projektit që do pavarësonte Evropën nga gazi rus.

Burime tepër konfidenciale dhe të besueshme thonë se Sali Berisha, i mbështetur edhe nga Ilir Meta, ka marrë një mesazh verbal të drejtpërdrejtë nga CIA amerikane.

Berisha është paralajmëruar se e priste një ndëshkim spektakolar nëse nuk tërhiqej menjëherë nga pazaret me Iranin. “Të varim me veshë në tavan”, mësohet se ka qenë mesazhi.

Në zyrën e Sali Berishës, kanë zbarkuar tre persona, dy nga të cilët kanë qenë agjentë të CIA-s, të cilët i kanë dhënë mesazhin Sali Berishës.

Nëse tentativat e Berishës për pazare me Iranin janë të konfirmuara, amerikanët kanë një tjetër dyshime të fortë: Nëse Sali Berisha mund të jetë rekrutuar nga shërbimi sekret i Iranit?!

Jo rastësisht Lulzim Basha është tronditur kur në 30 qershor 2020, në zyrën e tij, Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker i ka zbuluar disa detaje tronditëse nga dosja e Sali Berishës. Pas takimit, Lulzim Basha i ka dhënë fund dilemës për Sali Berishën, duke e përjashtuar nga partia.

Nga ana tjetër, vetë Sali Berisha ka folur për një plan, për përfshirjen e tij, në një tjetër listë të zezë, edhe më të rëndë, për konspiracion ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. / Pamfleti