Kryekamarierin Gazment Kurmaku e vrau drejtësia e korruptuar. Vrasësi Erjon Llapushi u arrestua në maj 2021 për trafik njerëzish.
Duhej të dënohej deri në 7 vite burg, por ia hodhi drejtësisë. Në 2019 u arrestuar për marrje pasurie me dhunë, duhej të dënohej deri në 8 vite, por u lirua.
Më parë është arrestuar për plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Nisi aktivitetin që në 2007 me tentativë për vrasje.