Pamje dramatike vijnë nga qyteti i Beratit, ku varfëria është ulur këmbëkryq. Pamjet e siguruara nga një qytetar treagojnë dhjetra qytetarë të mbledhur pranë një furre buke sot në mëngjes, për të marrë bukët e mbetura nga një ditë më parë, me çmim të ulur. “Radha për bukë të ftohta! Bukët e ftohta janë bukët e një dite më parë. Berat,Tetor 2021”-shkruan qytetari që ka postuar videon e shkurtër por që flet shumë për mjerimin e shumicës së popullsisë që nuk arrin të ketë as bukën e përditshme, çmimi i të cilës është rritur pas vendimit të 5 importuesve të miellit, ndërsa qeveria nuk ka asnjë plan për të ndihmuar shtresat në nevojë.
Komentet poshtë videos janë keqardhëse, por nuk mungojnë edhe ato që fajësojnë qytetarët që e shitën votën e 25 prillit për një thes miell.