Një debat mes ambasadës Ruse në Tiranë dhe asaj amerikane është zhvilluar këto ditë.
Ka qenë ambasada amerikane ajo që fillimisht ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruante se qeveria ruse vazhdon fushatën kundër media së lirë, teksa shkruante se kjo sjellje ka pasoja tragjike.
“Ndërsa qeveria ruse vazhdon fushatën e saj kundër medias së pavarur, ne jemi të vetëdijshëm për historinë e gjatë të saj armiqësore dhe persekutuese ndaj shtypit të lirë. Kjo sjellje ka pasoja tragjike dhe ne i nderojmë ata të cilët rrezikuan jetët e tyre duke ndjekur të vërtetën” shkruante amnasada amerikane.
Më pas ka bërë ambasada ruse një postim, ku shkruante se nuk do ta komentojnë këtë pasi ia kanë kthyer ndjekësit përgjigjen ambasadës së SHBA.
“Ndjekës tanë në Facebook na kërkuan të komentonim publikimin e radhës së Ambasadës Amerikane, në të cilin përmendej Rusia.
Nuk e shohim të nevojshme të reagojmë ndaj këtij publikimi, pasi vetë ndjekësit e faqes së Ambasadës Amerikane u përgjigjën për ne” thuhet në ambasadën e Rusisë.

