Zbardhen detaje të reja nga çifti i bashkëshortëve të arrestuar sot nga Policia e Sarandës, pasi u kapën me një sasi lënde narkotike. Në pranga kanë rënë shtetasit Lutfi dhe Shano Faslliu, 38 dhe 31 vjeç, banues në Konispol.
“BalkanWeb” siguron fotografinë e 38-vjeçarit me dy mbiemra Lutfi Faslliu&Lutfi Demce, ndërsa mëson se ai kontrollonte trafikun e drogës në këtë zonë. Siç mëson “BalkanWeb”, 38-vjeçari ishte i verbër, si dhe me precedentë të mëparshëm penalë.

Në vitin 2010, ai ishte kapur duke trafikuar nga Greqia drejt Shqipërisë një makinë tip “Mercedes Benz ML”, me targa IOP 3987, që rezultoi e vjedhur në Greqi. Për këtë ngjarje, ai ishte dënuar në atë kohë.
Momenti i arrestimit të çiftit sot në Sarandë: