Elektriçisti fundos shqiptarin në Angli, njofton menjëherë policinë pas asaj që pa në banesën e tij

Pa Kategori

Publikuar: 07/10/2021

Elektriçisti fundos shqiptarin në Angli, njofton menjëherë policinë pas asaj që pa në banesën e tij

Një 20-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Angli, pasi u kap në një banesë, duke u kujdesur për kultivimin e kanabisit.

Shtëpia e kanabisit u gjet në qytetin Coventry dhe u zbulua nga një inxhinier, i cili kishte shkuar në banesë për të rregulluar problemet me energjinë elektrike.

Sapo inxhinieri kuptoi se në këtë shtëpi ishte kultivuar kanabis, ka njoftuar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në rrugën Coventry dhe ka arrestuar të riun, Eduart Shuli, cili në atë moment ishte fshehur në tualetin e shtëpisë.

Gjatë kontrollit, policia gjeti 124 bimë kanabisi, të cilat nëse do të shiteshin në treg, do të kapnin vlerën e 100,000 paund.