Sekuestrohen pasuritë e “Ben Qimes”

Pa Kategori

Publikuar: 06/10/2021

Sekuestrohen pasuritë e “Ben Qimes”

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të sekuestrojë pasuritë e Arben Isufajt, ose i njohur ndryshe me nofkën “Ben Qimja”. Sipas burimeve, sekuestro e pasurive është bërë me kërkesë të SPAK. Mësohet se masa është dhënë ndaj 13 pasurive që dyshohen se i përkasin Arben Isufit, ndërsa në listën e SPAK kanë qenë edhe familjarët e Arben Isufaj.

Kujtojmë se “Ben Qimja” është një person me një precedentë të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve, ndërsa është cilësuar më herët edhe si “bosi i kokainës”. Kjo për faktin se, Isufaj bënte trafik të lëndës narkotike nga Turqia në Shëipëri, e më pas drejt vendeve të tjera të Europës.

Emri i tij është bërë i njohur që në fillim të viteve ’90 në qytetin e Fierit ku pas një përplasjeje për çështje “të fortësh” në qytet, i vrasin babanë. Pikërisht kjo vrasje nisi serinë e eliminimeve në Fier dhe hakmarrjen me fisin Hasani duke rezultuar me një numër të madh të vrarësh. Ai është akuzuar se kishte një linjë të fuqishme të furnizimit të Europës me kokainë përmes Holandës, megjithatë as prokuroria jonë dhe as ato të huaja nuk e vërtetuan këtë fakt.