Prapaskena

Motra e Eglantina Bucit rrëfen dhunën: Babai na dhunonte mizorisht (VIDEO)

Publikuar: 03/10/2021

Eshtrat e Eglantinës u gjetën nga një gjuetar në datën 13 shtator 2012, por sipas ekspertëve vrasja kishte ndodhur 1-2 vite më parë.

Policia u rikthye në vendin e krimit më 21 shtator 2012 ku u gjedën edhe një pjesë e eshtrave të Eglantinës. Pjesa tjetër ishte e djegur, për të cilat ekspertiza thotë se mund të jenë shkaktuar para ose pas vdekjes. Për më shumë se një vit, hetimet vijuan për t’u mbyllur më pas në 25 janar 2013.

Por dëshmia e dëshmitarit kyç “se Shkëlzeni që ishte në burg për një tjetër çështje kishte vrarë motrën”, bëri që të rihapeshin hetimet në 2018, për të çuar më pas në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kjo është pjesë e dëshmisë tronditëse e motrës së viktimës. Elona Tufa ishte dëshmitare në procesin penal në Gjykatën e Tiranës, ku të pandehur janë babi dhe vëllai i saj. Për më shumë se një orë, ajo rrëfeu tmerrin e turturave mostruoze që kryeshin nga babai ndaj dy motrave.

34-vjeçarja është pyetur dhe për konfliktet që motra e saj ka patur me babain, por ka mohuar të japë detaje pasi sipas saj dhe ajo kishte probleme kur është martuar.

Para gjykatës pritet të dëshmojë dhe nëna e vajzës për të zbuluar më tej detaje të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në vitin 2012. Njerka e Eglantinës vijon të banojë në banesën që ndante me Faikun, tashmë të arrestuar, e cila refuzon të dëshmojë.

Ndërkohë personi që zbardhi vrasjen makabër të 23 vjecares Eglantina Bucit nga babai dhe vëllai në 2012 ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Dëshmia e tij e dhënë dy vjet me parë në gjykatë bëri që të rihapen hetimet dhe gjurmimet e personave të cilët dyshohet se janë të përfshirë në krimin makabër. Identiteti i tij mbahet i fshehtë, pasi autoritetet i druhen një hakmarrje të mundshme nga familjarët Buci.

Më herët, Gjykata e Tiranës la në burg Faik dhe Shkelzen Bucin, babë e bir, të cilët akuzohen se vranë dhe groposën 8 vite me parë 23-vjeçaren, Eglantina Buci. Ata e kanë mohuar vrasjen e 23-vjeçares, duke pohuar se nuk kanë lidhje me ngjarjen.



Më të lexuarat