Forcat ushtarake kineze zbarkuan në Bagram dhe janë vendosur në bazën e saj të forcave ajrore, e cila ishte në duart e amerikanëve deri dy muaj më parë.
Nuk dihen detaje të tjera mbi mënyrën dhe kohën e zhvendosjes sipas gazetës italiane “La Repubblica”. Ndërhyrja kineze do të vinte në kuadrin e marrëveshjeve midis Pekinit dhe talebanëve për rindërtimin e Afganistanit.
Një prani ushtarake në bazën që është simboli i aktiviteteve amerikane në vend, merr një vlerë strategjike për Republikën Popullore të Kinës, e cila forcon kështu fuqinë e saj të kontrollit mbi qeverinë talebane.
Ardhja e forcave ajrore kineze, e cila ndriçoi natën në bazën e Bagramit, u përshëndet me entuziazëm të madh nga të gjithë eksponentët kryesorë talebanë që presin ndihmë ekonomike miliarderësh në një vend të raskapitur nga uria dhe papunësia.