Nis goditja, pezullohet nga detyra kreu i Policisë së Gjirokastrës

Pa Kategori

Publikuar: 01/10/2021

Nis goditja, pezullohet nga detyra kreu i Policisë së Gjirokastrës

Shefi i Komisariatit të Gjirokastrës, Besnik Lila është pezulluar nga detyra. Gazetari Elidon Berberi bën me dije për abcnews.al se pezullimi i tij ka ardhur për shkak se akuzohet për shpërdorim detyre.

Dyshohet se Lila ka lejuar kultivimin e kanabisit në zonë. Disa ditë më parë efektivë të ardhur nga Tirana bënë asgjësimi e rreth 3000 bimëve narkotike në Gjirokastër dhe Përmet. Ndërsa kjo ngjarje nuk u bë publike nga DVP Gjirokastër.