Evi Kokalari nxjerr “live” nga Departamenti i Drejtësisë së Amerikës pagesën e Bashës për lobimin në SHBA

Pa Kategori

Publikuar: 01/10/2021

Evi Kokalari nxjerr “live” nga Departamenti i Drejtësisë së Amerikës pagesën e Bashës për lobimin në SHBA

Aktivistja Evi Kokalari është kjthyer në një nga kudnërshtaret më të forta të kryedemokratit Lulzim Basha, pasi ditën e djeshme e akuzoi se kreu i PD ka një dosje në SHBA, ku thuhet se ai ka paguar më shumë se 1 milion dollarë në mënyrë të fshehtë për lobim në Amerikë.

Mbrëmjen e sotme ajo ka nxjerrë “live” në Syri Tv nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve dokumentin ku shihet se Partia Demokratike ka paguar 675 mijë dollar te një kompani ruse për të lobuar për një periudhë 6 mujore.

Ajo u shpreh se kjo ishte vetëm një pjesë e pagesës, teksa shtoi se do të kërkojë në Kongres dosjen e plotë të Bashës.