Kush e tërhoqi nga morgu trupin e Aldi Ramës

Pa Kategori

Publikuar: 30/09/2021

Kush e tërhoqi nga morgu trupin e Aldi Ramës

Trupi i Aldi Ramës, 21-vjeçarit i cili paraditen së martës vrau oficerin e policisë në Lezhë, Saimir Hoxha, u tërhoq orët e vona të së mërkurës.

Lajmi konfirmohet për Klan News nga Mjekësia Ligjore, që thotë po ashtu se ishte tezja e 21-vjeçarit me shërbimin funeral që bëri tërheqjen e kufomës.

Mësohet se trupi i tij është dërgua në Durrës, aty ku jeton e ëma dhe varrimi do të bëhet këtë të enjte.

Prindërit e Aldi Ramës ishin të divorcuar dhe ai jetonte tek gjyshërit në Lezhë.

Paraditen së martës, 21-vjeçari i mori jetën nënkomisarit Saimir Hoxha, kur ky i fundit e ndaloi për kontroll. Pas ngjarjes ai qëlloi veten dhe gjeti vdekjen disa orë më pas në spital.