BE: Mbi 5 miliardë Euro ndihmë për vendet anëtare të prekura nga Brexit

Pa Kategori

Publikuar: 30/09/2021

BE: Mbi 5 miliardë Euro ndihmë për vendet anëtare të prekura nga Brexit

BE-ja ka miratuar një fond emergjence prej 5.4 miliardë Eurosh që synon të ndihmojë vendet e prekura nga efektet e Brexit.

Sipas Këshillit Evropian paratë do të mbulojnë kostot shtesë dhe do të kompensojnë humbjet pas Brexit

Irlanda, i vetmi vend i BE -së që ndan një kufi tokësor me Mbretërinë e Bashkuar, do të marrë 1.1 miliardë Euro, ndërsa Franca do të përfitojë nga 735 milionë Euro.

Largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga blloku ka prekur shumë ekonomi të BE -së, veçanërisht sektorin e peshkimit i cili është rrezikuar më shumë.

Të drejtat e peshkimit ishin një nga pengesat kryesore gjatë negociatave për Brexit. Marrëveshja tregtare e Dhjetorit parashikon që anijet e BE -së mund të vazhdojnë të peshkojnë në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar, por sipas disa rregullave.

Ajo garanton lëvizje pa taksa për shumicën e mallrave, por rregulloret e reja doganore sjellin kosto të konsiderueshme për kompanitë në të dyja anët e kufirit.

Londra gjithashtu ka prezantuar programet e saj mbështetëse për firmat britanike të prekura nga goditja ekonomike e Brexit.