Video/ Shihni ç’po ndodh në vendin ku u ekzekutua polici në Lezhë

Pa Kategori

Publikuar: 28/09/2021

Video/ Shihni ç’po ndodh në vendin ku u ekzekutua polici në Lezhë

Efektivë të Policisë së Lezhës, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe efektivë të repartit special RENEA janë duke kryer kontrolle në zonën ku u vra sot oficeri i krimeve Saimir Hoxha.

Në vend ndodhen automjete të shumta të policisë dhe efektivë me uniformë e civilë. Policia ka identifikuar tashmë autorin Aldo Rama, 21 vjeç dhe është vënë në ndjekje të tij.