Video/ Ngrihet helikopteri mbi Lezhë, e gjithë policia në kërkim të vrasësit

Pa Kategori

Publikuar: 28/09/2021

Video/ Ngrihet helikopteri mbi Lezhë, e gjithë policia në kërkim të vrasësit

E gjithë Policia e Shtetit është më këmbë për kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të krimeve Saimir Hoxha në Lezhë.

Përveçse nga toka, policia po kryen kontrolle dhe nga ajri.

Gazetari Elidon Ndreka raporton se në vend ka shkuar dhe një helikopter që po monitoron nga ajri zonën, në kërkim të autorit të dyshuar, tashmë të identifikuar si 21-vjeçari Aldo Rama.