Foto-Emri/ Kush është muratori që u plagos me kallashnikov në Theth, dyshohet për prishje pazari

Pa Kategori

Publikuar: 26/09/2021

Foto-Emri/ Kush është muratori që u plagos me kallashnikov në Theth, dyshohet për prishje pazari

Është zbuluar identiteti i të plagosurit me armë zjarri në Theth. Gazetari Senad Nikshiqi raporton se i plagosuri është 47-vjeçari Gëzim Ndrezaj.

Ky i fundit punonte si murator, e kryesisht, merrej me ndërtimin e shtëpive.

Dyshohet se ai është plagosur për prishje pazari me autorin. Policia ka mundur ta identifikojë atë dhe po punon për kapjen e tij, ndërsa sipas banorëve efektivët kanë mbërritur me shumë vonesë në vendngjarje.