VIDEO/ Policia zbarkon në Allias pas denoncimit të familjarëve të Kozak Braçit, “I FAMSHMI” i Instagramit filmohet kur goditet dhe shahet nga disa persona

Pa Kategori

Publikuar: 23/09/2021

VIDEO/ Policia zbarkon në Allias pas denoncimit të familjarëve të Kozak Braçit, “I FAMSHMI” i Instagramit filmohet kur goditet dhe shahet nga disa persona

Policia ka zbarkuar këtë mbrëmje në Allias, pasi është sinjalizuar për rrëmbimin e mundshëm të një personi.

Mësohet se familjarët e Kozak Braçit, i cili është një personazh i njohur në Instagram, kanë denoncuar zhdukjen e tij. Ndërkohë në rrjetet sociale po qarkullon edhe një video e postuar së fundmi ku shihet Kozak Braçi që goditet dhe shahet nga disa persona në një makinë.

Fatmirësisht efektivët kanë arritur ta gjejnë Braçin, i cili po shoqërohet në polici për të dhënë dëshminë e tij, ndërsa po punohet për kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për rrembimin e shtetasit K. B, ju bëjmë me dije se:

Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

https://youtu.be/_NAZ7ypVvUU