Prapaskena

Dhia e malit therr me bri ariun e murrmë në malet kanadeze (fotot)

Publikuar: 22/09/2021

Predatori u kthye në pre, në një përplasje në lartësitë kanadeze, teksa një ari që kërkonte vaktin e ushqimit të radhës, u vra nga brirët e mprehtë të një dhie mali.

Ariu fatkeq i zbulua nga një shëtitës i lartësive pranë shtegut ‘Burgess Pass’ në rajonin e British Columbia, në fillim të muajit.

Autopsia sugjeronte se dhia kishte vrarë ariun 100 kilogramësh me dy të therrura brirësh, një pranë sqetullës e një në qafë.

Ekologu i zonës David Laskin, tha për të përditshmen The Guardian se arinjtë zakonisht fokusohen te koka, pjesa e prapme e qafës dhe shpatullat e presë së tyre gjatë sulmit ndaj presë.

“Ariu e sulmon prenë e tji nga lart poshtë, dhe reagimi difensiv i dhisë së malit ka qenë të mbrojë veten duke përdorur brirët e saj të mprehtë”, thotë Laskin.

Dhitë e malit njihen për leshin e tyre të trashë e të bardhë, dhe brirët e frikshme që arrijnë deri në 35 cm gjatësi.

Ato kalojnë shumicën e ditës në shkëmbinjtë e lartë dhe rrallëherë devijojnë nga habitati i tyre malor. Por teksa kullosin ato janë përplasur dhe herë të tjera me arinjtë, në takime që mund të jenë fatale.

“Arinjtë që tentojnë të vrasin dhi mali janë një ngjarje e zakonshme. Por një rast të tillë ku vdekjen e gjen ariu, nuk e kishim parë ndonjëherë.

“Kjo është një kujtesë se natyra është plot surpriza”, tha ai.

Kufoma e ariut u mor me helikopter ditën e zbulimit, shtoi ai.



Më të lexuarat