Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar një video nga mirëkpritja që i kanë bërë gjatë vizitës në Akademinë Ushtarake “West Point”.
Në videon e publikuar Rama shihet duke folur para studentëve, ndërsa ata brohorasin dhe ngrenë në ajër disa karrige.
“MIRËMËNGJES ???? dhe me një moment të veçantë të mikpritjes speciale në West Point, ju uroj një ditë të mbarë????” shkruan Rama në postimin e tij.
Kreu i Qeverisë ndodhet në Nju Jork ku po merr pjesë në javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.