Braçe ëndërronte vrasjen e Ramë? Libri i çuditshëm që iu gjet në zyrë pasi përmbysi karrigen

Pa Kategori

Publikuar: 21/09/2021

Braçe ëndërronte vrasjen e Ramë? Libri i çuditshëm që iu gjet në zyrë pasi përmbysi karrigen

Dje Erion Braçe la zyrtarisht postin e zv.kreyeministrit, gjë të cilën e publikoi edhe në rrjetet sociale, ku ndër të tjera shihet një karrige e përplasur për tokë në ambientet e brendshme të zyrës.

Në videon e postuar nga vetë ai, pak a shumë vihet re edhe arredimi i zyrës si dhe sendet që mbante aty.

Bie në sy një kryetitull i “Zërit të Poopullit” ku filozofi Gramoz Ruçi (edhe ky i dorëhequr) flet për parimet dhe filozofinë e PS-së.

Më tej, teksa kamera zhvendoset, vëmendjen e merr një libër i çuditshëm i titulluar “Vrasja e një kryeministri”, mesa duket një roman thriller. Kushedi, janë të larmishme shijet e leximit.

Ndoshta Braçe ka ëndërruar eliminimin e Ramës, me të cilin duket se është ndarë përfumdimisht.