Autoritetet në ishullin Kanarie të La Palma i kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg shpërthimeve të vazhdueshme vullkanike që filluan të dielën dhe që ka detyruar evakuimin e 5,000 njerëzve dhe ka shkatërruar të paktën 20 shtëpi.
Ishulli ishte në gatishmëri të lartë pasi më shumë se 22,000 tërmete u raportuan brenda një jave në Cumbre Vieja, një nga rajonet më aktive vullkanike në arkipelag.
Zyrtarët nisën evakuimin e të sëmurëve dhe disa kafshëve të fermave nga fshatrat e afërt para shpërthimit të Dielën.
Pak orë më vonë, me llavën e zbritur në kodër nga pesë çarje, bashkia urdhëroi evakuimin e katër fshatrave, përfshirë El Paso dhe Los Llanos de Aridane.