Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sërish shigjeta në drejtim të Lulzim Bashës duke thelluar edhe më tepër përplasjet me tyre.
Berisha ka forcuar zërat se Basha në mbledhjen e sotme ka etiketuar bazën e partisë si antiamerikane.
“Miq, ish kryetari sot shpalli non-grata bazën e partisë”-shkruan Berisha.
Berisha madje e quan Bashën ish-kryetar duke mos e konsideruar rizgjedhjen e tij në krye të partisë.
Basha ka përgënjeshtruar lajmet e se ka cilësuar bazën antiamerikane duke i konsideruar zërat si spekulime dhe trillime që keqpërdorin gjithçka për interesa personale.