I riu bëhet tapë dhe bën një sy gjumë në një arkivol

Pa Kategori

Publikuar: 17/09/2021

I riu bëhet tapë dhe bën një sy gjumë në një arkivol

Një i ri nga Rusia rrezikon burgun për arsyen më të pazakontë. 19 vjeçari nga Ouchta kishte pirë kaq shumë saqë donte të merrte një sy gjumë. Theu dritaren e një agjensie shërbimi funeralesh, hapi një arkivol dhe ra në gjumë.

Por “drakula” moderne siç e kanë quajtur mediat vendase, u zgjua nga policia. 19-vjeçari tani po përballet me deri në dy vjet burg për dëmtimin e pronës së huaj.