Spartak Ngjela: Likuidimi i Berishës dhe bombardimi i Serbisë, dy goditje historike të SHBA

Pa Kategori

Publikuar: 15/09/2021

Spartak Ngjela: Likuidimi i Berishës dhe bombardimi i Serbisë, dy goditje historike të SHBA

Nga Spartak Ngjela

Dy janë goditje e mëdha që i kanë dhënë antihistorisë së Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këta njëzet vitet e fundit.
Cilat janë këto?
Janë: Pavarësia e Kosovës, dhe likuidimi drastik i Sali Berishës
Po Saliu e di këtë?
Sigurisht që e di.

Por, pse ai po reagon me kaq vulgaritet në këtë kohë, pasi është shkarkuar nga Basha?
Sepse mendon të shpëtojë ndonjë gjë nga falimentimi tërësor që i ka ardhur atij dhe të gjithë familjes së e vet, dhe, ndërkaq, ai po hyn në një rrugë me shumë rrezik për të.

Pse, çfarë mund t’i ndodhë ndërkaq?

Një shembull i tillë antiamerikan, sikurse aktiviteti i tanishëm i Saliut, goditet nga gazeta e madhe New York Times.
Dhe?

Aty Departamenti i Shtetit i denoncon botërisht të gjitha bëmat e tij. Ato që i ekspozoi edhe Lulzim Bashës para ca ditësh. Kjo ka ndodhur në raste të tilla.

Dhe, pas kësaj?
Atë që i vjen Saliut, kuptoheni vetë…