31 arsye pse sot jam me Lulzim Bashën?!

Pa Kategori

Publikuar: 14/09/2021

31 arsye pse sot jam me Lulzim Bashën?!

Nga Elvi FUNDO

Në një komunikim të fundit me Lulzim Bashën, disi të tensionuar të ditëve të fundit, kreu në minorancë i përkohshëm i Partisë Demokratike, shkruan se nuk do të donte kurrë të kishte dëgjuar nga unë apo CNA.al, një fjalë të mirë. Por, kjo nuk është e vërtetë. Ne kemi thënë shumë fjalë të mira për Lulzim Bashën dhe kemi shumë arsye, ndoshta gati 30 arsye, pse jemi sot me Lulzim Bashën.

Gjithçka e fillojmë nga koha kur ka qënë ministër.
E para- U bë ministër i Transporteve, ndërtoi Rrugën e Kombit për dy vite. Sa bëri tenderin se pastaj iku me detyrë tjetër. Mëgjithëse rruga përfundoi shumë vonë, Luli e ndërtoi.

E dyta- Shkoi në Ministrinë e Jashtme. Firmosi marrëveshjen e ujërave territoriale me Greqinë dhe nuk fali asnjë centimeter, po asnjë cm të detit shqiptar. Por, pastaj e anulloi Gjykata Kushtetuese, Luli na mbrojti.

E treta – Shkoi ministër i Brendshëm dhe nuk ka bërë asnjë gjë, asnjë krim. Bëri rend e siguri nuk ka lënë katër të vrarë në Bulevard, gjatë kohës që ka qënë ai ministër.

E katërta – U bë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Por, si mund të mos jesh me Lulin, me atë Tram aq të bukur të ndërtuar në kryeqytet, që sot e ka zili jo vetëm Shqipëria, por gjithë Europa.

E pesta e disa të tjera – Futi Shqipërinë në NATO, na hoqi vizat etj. etj. etj. Ky i bëri të gjitha, se Luli ishte kryeministër, ministër Integrimi, ministër i Financave, edhe drejtor i pyjores, Luli ishte për 8 vite. U bë kryetar në vitin 2013, me vota të ndershme, me zor e bënë ai nuk donte.

E gjashta- Lulit ju lutën për kryetar, fitoi i vetëm. Garë e ndershme, as ndërhyrje asgjë, pati dhe Sali Berishën kundër dhe ja doli.

E shtata- Mblodhi Kundendin Kombëtar zgjodhi strukturat e partisë, zgjedhje në bazë, bashkoi partinë shumë fort. Grusht bashkuar rreth Lulit.

E teta – Në 2015 fitoi zgjedhjet lokale, pasi mori pjesë në Reformën Territoriale. Atje qëndroi fort dhe mori plot 14 bashki, pas një reforme të suksesshme, ku opozita ishte alternativë kryesore dhe forca që vendosi projektin e saj.

E nënta- Po si mund të mos jesh me Lulzim Bashën, kur ai Ligjin e Arsimit të Lartë të Edi Ramës e çoi në Kushtetuese dhe e rrëzoi.

E dhjeta- Ai mbështeti studentët në protestë, nuk I përçau, dhe nuk i tradhëtoi kurrë.

E njëmbëdhjeta – Si mund të mos jesh me Lulzim Bashën, kur ai mori pjesë në Reformën në Drejtësi. Premtoi se nuk do ta votonte kurrë dhe kështu bëri.

E dymbëdhjeta- A ka arsye të mos thuash një fjalë të mirë për Lulzim Bashën, i cili më pas bëri gjithë ato akte të suksesshme dhe fitore. Nuk u fut në çadër. Nuk pranoi ta bënte atë,

E trembëdhjeta- Ai nuk bëri kurrë marrëveshje të fshehta me Edi Ramën , nuk pranoi kurrë 16 milionë euro për familjen e tij, por kundërshtoi Edi Ramën ashpër dhe e tronditi fort atë.

E katërmbëdhjeta- Kurrë nuk bashkëqeverisi e nuk pranoi lëmoshën e Ramës dhe Rilindjes, as ministra as drejtorë.

E pesëmbëdhjeta- Asnjëherë nuk i bëri vetë listat e kandidatëve për deputetë në 2017-ën. I bëri me me kryesinë, me diskutime, mblodhi Këshillin Kombëtar.

E gjashtëmbëdhjeta- Nuk hoqi asnjë njeri nga listat e kandidatëve për deputetë në vitin 2017. Nuk u mbyll në zyrë, ishte i hapur, lista ishte spektakolae.

E shtatëmbëdhjeta -Po si mund të mos jesh me Lulzim Bashën, i cili fitoi zgjedhjet e vitit 2017 dhe solli PD në pushtet.

E tetëmbëdhjeta- Nuk mund të mos jesh me Lulzim Bashën, i cili edhe pse fitoi dha dorëheqjen. Kush nuk e di, e ka gabim. Nuk ngrin ai, kurrë.

E nëntëmbëdhjeta – E si mund të mos jesh me Lulzim Bashën, kur kujton betejen në Unazën e Madhe. Nuk i tradhëtoi banorët, nuk i la vetëm. Megjithëse ai shkoi edhe kur policia shkoi t’i mësynte dhe i ktheu ata pas, forcat e Edi Ramës.

Protesta tek Rruga e Kombit
E njëzeta- Si mund të mos thuash një fjalë të mirë dhe të mbështesësh sot, Lulzim Bashën, kur nuk i tradhëtoi asnjëherë djemtë e Kukësit, të cilët nuk guxuan të protestonin për traun në Rrugën e Kombit. Luli ishte aty, i ngriti, protestoi me ta, ishte në krah të tyre. Nxori kunatin me zor nga zyrat e koncesionarit.