VIDEO Drejtorët e PS përleshen me grushta

Pa Kategori

Publikuar: 11/09/2021

VIDEO Drejtorët e PS përleshen me grushta

Diskutimi i nisur mes 4 drejtorëve ka degraduar keq, pasi diçka që ka dhënë Granit Gjana ka nxehur tej mase Vladimir Shpahian. Drejtori i hipotekës në Kukës është çuar nga karrigia e tij dhe ka sulmuar nënkryetarin e Bashkisë, krahun e djathë të Safet Gjicit. Teksa të dy nisën përleshjen, menjëherë për të shuar sherrin ndërhynë shefi i sigurisë në Bashki, Ylber Duraku (nga e djathta) dhe drejtori i Doganës së Morinës, Alban Trota (nga e majta).

Të dy ia dalin që të ndajnë sherrin, i cili nuk dihet nëse ka vijuar edhe më tej jashtë ambienteve ku ishin mbledhur për t’u sqaruar. Megjithatë mbetet mister shkaku i përplasjes mes tyre, që mesa duket është i rëndë. Aq sa ka degraduar në përdorimin e grushtit.

https://www.facebook.com/273409902977/posts/10159280075772978/