Militantët i ‘mbuluan’ makinën me lule, Baze: Duke parë skenën me Berishën, m’u kujtua arkivoli i Azemit

Pa Kategori

Publikuar: 10/09/2021

Militantët i ‘mbuluan’ makinën me lule, Baze: Duke parë skenën me Berishën, m’u kujtua arkivoli i Azemit

I shpalluri “non grata” nga SHBA, Sali Berisha, është pritur “si hero” nga një grup militantësh të Partisë Demokratike, në hyrje të Kuvendit të cilët i kanë shtuan dëlirin duke brohoritur.

Me në krye Sali Lushën, të gjithë militantët e partisë kanë hedhur dhe mbuluar makinën e Berishës për ironin të fatit me lule lejla.

Kujtime nga e shkuara i ka zgjuar kjo skenë, gazetarit Mero Baze i cili nuk ka humbur rastin
për ta komentuar.

Në rrjetin e tij social Facebook, Mero shkruan se e gjithë situata të jepte imazhin e një arkivoli dhe pikërisht arkivolit të Azem Hajdarit, ish-politikanit të Partisë Demokratike.

‘Shtator është”, shkruan Baze duke kujtuar se edhe Hajdari humbi jetën pikërisht më 12 shtator.