Pasi mbaruan ethet e krijimit të qeverisë se kush do ishin emrat e rinj në qeverinë Rama 3. Ka plasur “lufta” në kampin opozitar kur të gjithë po merren me Sali Berishën, aleatët e Bashës në kokën e tyre po mendojnë strategjinë e radhës.
Mediat shkruajnë se aleatët opozitar të cilët u strehuan në siglën e PD dhe morën mandate tashmë duan të divorcohen prej saj. Mes aleatëve pritet të ketë një takim ku mendohet që do të jetë tema e krijimit të një grupi parlamentar jashtë PD-s.
Duket se mospërfillja që po i bën Basha aleatëve po i kthehet në boomerang, pak ditë para mbajtjes së seancës së parë të legjislacionit të ri në Kuvend
Kreu i PAA-së, Agron Duka, ai i PR-së, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi i LZHK-së dhe Vangjel Dule do të takohen ditën e nesërme për të vendosur mbi të ardhmen e tyre politike në Parlament nëse do krijojnë një grup të ri parlamentar apo do mbesin brenda parties demokratike.
Po çfarë thotë rregullorja e kuvendit të Shqipërisë?
“Brenda 5 ditëve nga data e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit ose e marrjes së mandatit gjatë legjislaturës, çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup parlamentar bën pjesë ose deklarimin si deputet i pavarur ose jashtë grupeve parlamentare.
Grupi parlamentar formohet nga jo më pak se 7 deputetë. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm në një grup parlamentar”, thuhet në pikën 5 dhe 6 të nenit 16 të rregullores së Kuvendit.
A i kanë aleatët numrin e deputetëve për të krijuar grupin e ri parlamentar?
Duke pare numrin e deputetëve duket se aleatët mund ta lënë në baltë Bashën dhe të krijojnë një grup të ri parlamentar.
Dorëheqja e Mark Markut jo vetëm e dëmtoi PD por i dha një deputet parties së Fatmir Mediut.
Në zgjedhjet e 25 prillit, me logon e Partisë Republikane, por në listën e PDsë dolën tre deputetë: një në Tiranë që ishte Fatmir Mediu, dy në Lezhë; Elda Hoti dhe Lindita Metalija.
PDIU mori tri mandate, dy në Tiranë Shpëtim Idrizi, Mesila Doda dhe një në Qarkun e Fierit.
LZHK Dashamir Shehi i rënditur i 13 në Tiranë mori 4338 vota.
PAA- Agron Duka mori mandatin e deputetit i rënditur në listë të sigurt nën siglën e PD.
PBDNJ – Vangjel Dule (PBDNJ) i rendituri i 11 në Tiranë i cili i dha Bashës 643 vota dhe I mori mandatin e deputetit.
Në një llogaritje të thjeshtë matematikore duket se aleatët i kanë deputetët për të formuar grupin parlamentar, por në thelb hasen probleme.
Ose ndoshta LSI i ka bërë ndonjë ofertë më të mire dhe duan të krijojnë një opozitë tjetër që të rivalizojnë Ramën dhe Bashën.
Duket se shtatori politik do të jetë i nxehtë dhe duhet ta shijojmë me disa kokoshka ku të shikojmë telenovela me politikanë “tradhëtarë” me shumë seri.