Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shpenzimet për strehimin e afganëve do t’i paguajnë amerikanët.
Rama pohoi se shqiptarët nuk kanë pse të paguajnë nga xhepi i tyre për të strehuar refugjatët afganë.
“S’mund të jenë shpenzimet e taksapaguesve shqiptar, mund ta bënim nëse është 1-2 javë, por nëse rrinë 1-2 vjet dhe kemi pasur dakordësi që shpenzimet e qëndrimit, qeveria amerikane apo etnitete të tjera do të mbulojnë shpenzimet. Ishte variant për të ngritur kamp, unë kam thënë që kampe nuk ka. Kemi dhënë disponibilitet për 4 mijë, por mesa duket nuk do vijnë se nuk po lëvizin dot“, tha Rama.