Prapaskena

Çfarë është ‘sindroma e shpellës’ dhe pse shumë njerëz po vuajnë për shkak të pandemisë Covid-19

Publikuar: 03/09/2021

Që kur Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se njerëzit plotësisht të vaksinuar mund t’i ktheheshin jetës normale që kishin përpara pandemisë, shumë prej tyre janë të frikësuar.
Në vend që të ndiejnë lirinë, shumë thonë se kanë frikë të mos kthehen në jetën normale dhe po i refuzojnë ftesat, duke shmangur turmat e njerëzve dhe duke pasur frikë për të dalë apo duke shtyrë edhe kthimin në vendet e punës.
Fenomeni është mjaft i zakonshëm saqë është quajtur “sindroma e shpellës” në rrjetet sociale dhe nga disa psikologë.
“Sindroma e shpellës me të vërtetë do të thotë që njerëzit janë thjesht nervozë për të dalë jashtë sepse do të infektohen,” thotë psikiatri Arthur Bregman.
Ai shpiku termin jo -mjekësor në fillim të këtij viti pasi disa nga pacientët e tij shprehën frikë për të dalë edhe pse janë plotësisht të vaksinuar.
Bregman thotë se sindroma e shpellës shkon në shkallë, nga individët e vaksinuar të cilët janë të kujdesshëm, por marrin pjesë në ndërveprim të kufizuar shoqëror e deri tek ata që zgjedhin të mos dalin fare jashtë. Ai bën dallimin midis njerëzve me imunitet të kompromentuar të cilët nuk janë në gjendje të kenë efektet e plota mbrojtëse të vaksinës dhe mund të preken ndaj Covid-19 dhe atyre që, kanë mbrojtje të konsiderueshme nga vaksina. Përhapja e variantit Delta ka qenë mjaft e konsiderueshme, duke shkaktuar më shumë ankth tek personat që vuajnë nga sindroma e shpellës.
“Ndryshimi i vazhdueshëm i informacionit në lidhje me Covid-19, si dhe udhëzimet e ndryshueshme dhe nganjëherë kontradiktore nga zyrtarët shëndetësorë ka të ngjarë të kenë shtuar frikën. Edhe pse të dhënat tregojnë se individët e vaksinuar që kapin variantin Delta nuk kanë shumë gjasa të kenë nevojë për shtrim në spital, “ekziston akoma kjo frikë dhe mosbesim se njerëzit do të sëmuren dhe kështu ata qëndrojnë brenda,” thotë Bregman.

Studimet tregojnë se shumë njerëzve do t’u duhet kohë për t’u përshtatur me shoqërinë e sapo hapur. Në një sondazh gjatë muajit qershor i realizuar nga Forumi Ekonomik Botëror, tregoi se shumica e 12,497 pjesëmarrësve nga vende të ndryshme si SHBA, Francën, Japoninë, Meksikën dhe Britaninë e Madhe, thanë se ka gjasa të vazhdojnë distancimin shoqëror dhe të mbajnë maskë në publik pasi të jenë vaksinuar.



Më të lexuarat