Prapaskena

“Edi Rama je legen përfundimisht”, ironia e gazetarit pas dorëzimit të mandatit nga Lefter Koka

Publikuar: 01/09/2021

Lefter Koka, i cili mori mandatin si deputet i PS në Qarkun e Durrësit më 25 prill, njoftoi sot tërheqjen dhe os hyrjen në Parlament.

Koka u akuzua më 25 prill, kryesisht nga LSI, se po përdorej nga Edi Rama kundër kësaj force politike, ku vite më parë kishte milituar, jo vetëmsi deputet, por edhe si ministër.

Lidhur me njoftimin e dhënë nga Lefter Koka për tërheqjen nga mandati i deputetit ka reaguar në rrjetet sociale edhe gazetari Ylli Dylgjeri.

‘Mu kujtuan ca vargje:

Non – grata

Në politikë nuk kisha gisht,

Mandatin e dorëzova vullnetarisht,

Votat i bleva me euro miqësisht,

Ed Rama je legen… përfundimisht’, shkruan Dylgjeri në Facebook.



Më të lexuarat