Prapaskena

Zemërim kundër Joe Biden: Si i’u la armikut miliarda dollarë armatime?

Publikuar: 31/08/2021

Eamonn Holmes, gazetar e personalitet televiziv veri-irlandez, u rikthye për pak kohë në televizion, teksa zëvendësoi Alison Hammond në emisionin This Morning, i cili transmetohet në kanalin televiziv britanik ITV në orën 10 paradite. Ai drejtoi emisionin bashkë me Rochelle Humes, ndërkohë që patën të ftuar gazetarët Mattheë Ëright e Julia Hartley-Breëer, për të diskutuar titujt e mëngjesit rreth krizës në Afganistan. Megjithatë, sulmoi gjithë zemërim presidentin amerikan Joe Biden pas lajmeve se talibanët kanë në duar arsenalin e armëve të lënë pas nga SHBA.

‘A mund të më shpjegojë dikush, ju lutem, se si i lanë pas jankitë armatime me vlerë 62 miliard paund’, pyeti Holmes.

Kjo është një histori tepër konfuze’, u përgjigj Ëright. ‘Kam folur me ushtarakë, me politikanë, njerëz nga e djathta dhe e majta, askush nuk mundet ta shpjegojë se si përfunduam në këtë situatë’.

‘Trump dhe Biden vendosën afate të pamundur, talibanët nuk kanë bërë asnjë lëshim, asnjë fije peri. Ne i lamë talibanët në pozita pafundësisht më të mira nga sa kanë qenë ndonjëherë. Duke u tërhequr krijuam një vakuum për terrorizmin dhe tani kemi krijuar një vakuum për terrorizmin me armë në vlerë miliarda paund. Është çmenduri’.

Holmes vërejti: ‘Shihni historinë e luftërave, Julia. Churchill i mbyti anijet francez kur Franca u pushtua nga nazistët. Ideja është që ky lloj malli hidhet në erë, digjet, nuk i lihet armikut’.

‘Dhe kini parasysh që Donald Trump e arriti këtë marrëveshje 18 muaj më parë, në marrëveshjen e paqes me talibanët në shkurt 2020, pra e dinin që do të largoheshin’, ra dakord Hartley-Breëer.

‘Pastaj u zgjodh Joe Biden dhe edhe ai donte largimin nga Afganistani, ai e çoi afatin më 31 gusht. Kanë pasur kohë, ndoshta jo shumë, por patën kohë për t’i lëvizur, kjo është e jashtëzakonshme. Jam dakord me Mattheë, është çmenduri, ose duheshin larguar, ose shkatërruar’.

‘Fakti që talibanët tani kanë më tepër helikopterë Black Haëk se 85% e vendeve të botës, përfshirë shumicën e aleatëve tani, është sinqerisht i tmerrshëm’, vuri në dukje ajo.

‘Kam dëgjuar disa njerëz që thonë se ata nuk i kanë aftësitë për t’i përdorur. Dakord, por mund t’ua shesin me një çmim të lartë vendeve që munden dhe kjo është shumë shqetësuese. Tani e dimë që Britania përballet me kërcënime më të mëdha terroriste nga ç’ka qenë për shumë vite’.



Më të lexuarat