Pas largimit të Gramoz Ruçit, gjithmonë përmes dorëheqjes, duket se Rama, do të fillojë edhe krasitjen e lobit të Ruçit në PS. Kështuqë, burime nga PS, mendojnë se e ardhmja politike e Taulantit, do të fillojë të lëkundet.
Duket se Rama ka vendosur të ngushtojë rrethin e besimit, duke rivlerësuar Mimi Kodhelin dhe duke refuzuar intrigat në lidhje me Erion Veliajn.
Balla është një nga ata që edhe publikisht nuk e duron dot forcimin e pandalshëm e kryebashkiakut, që ërrëson “performancën” e Ballës.
Rivlerësimi i Kodhelit, po vret ëndrat e sekretarit të përgjithshëm, për tu ngjitur më lart. Dihet se në politikë, kush nuk ngjitet dot më lart, fillon edhe zbret.
Kush fillon edhe zbret, ngelet gjithmonë e më vetëm. Çfarë do të bëjë Taulanti? Kjo është për tu parë…