Lionel Messi bëri një gjest të mrekullueshëm gjatë debutimit të tij në Ligue 1 në fitoren 2-0 të PSG ndaj Reims.
Në fund të ndeshjes, nga e cila argjentinasi hyri në pjesën e dytë, portieri i Reims, Predrag Rajkovic- i kërkoi argjentinasit një fotografi, jo për veten, por me djalin në krahë. Messi pranoi menjëherë.
Messi zëvendësoi Neymar në minutën 66-të, duke bërë debutimin e tij zyrtar në Ligën franceze. Kylian Mbappé ishte autori i dy golave kundër Reims, ndërsa gjatë ndeshjes nuk u pa ndonjë kombim mes tyre, duke nxjerr në pah marrdhëniet jo të mira mes tyre.