Prapaskena

Rakip Suli në prag arresti; sekuestrohen dosjet e vjedhjeve me tendera në Bashkinë e Kamzës, emrat e klientëve me të cilët ndau paratë publike

Publikuar: 28/08/2021

Bashkia e Kamzës është shndërruar në një nga qendrat më famëkeqe të korrupsionit, klintelizimit dhe mungesës së transparencës.

Kryetari i emëruar në vitin 2019, Rakip Suli, pasi me vota nuk zgjidhet as për roja te dera e bashkisë, jo vetëm vijoi pazaret me klientët e Xhelal Mziut, por e çoi korrupsionin e Mziu në nivele të tjera, duke zgjeruar rrethin me klientë të rinj.

Në SPAK, në ambasada, në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në SHISH, në Drejtorinë për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe institucione të tjera ligjzbatuese, janë sinjalizuar aferat kryesore të Rakip Sulit me tendera klientelistë dhe korruptivë, pa garë, me paracaktim dhe me oferta sa fondi limit, duke ndarë më pas diferencën e fituar.

Klientët, të cilëve Suli u ka dhënë tendera klientë dhe me të cilët ka ndarë paratë publike me procedura korruptive, janë:

Arben Çela, Rasim Daci, Bujar Murati, Agim Kola, Shkëlqim Kupa, Elona Rami, Mehmet Hasalami, Skënder Kacdedja, Xhavit Ismaili, Lulzim Qefalia, Yzedin Bozhaj, Sokol Çupi, Ded Malutaj, Fatime Pali, Fadil Shahini etj.

Sicili prej tyre përfaqëson disa histori abuzimi dhe klientelizimi me tendera në Bashkinë e Kamzës.

Gjatë ditëve të para të shtatorit, përfaqësues të SPAK do të zbarkojnë në Bashkinë e Kamzës, për të sekuestruar si provë kriminale dosjet e vjedhjes me tendera të Rakip Sulit.

Sipas burimeve të sigurta, SPAK do të zbarkonte që në korrik në Bashkinë e Kamzës, por aktualisht dosjet e tenderave janë në duart e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Pas verifikimit të shkeljeve të dënimit ekonomik, KLSH-ja pritet të referojë një dosje paralele në SPAK për përgjegjësit e vjedhjes së parave publike, mungesës së zbatimit të kontratave dhe një sërë aferash të tjera.

Sipas burimeve konfidenciale, për çdo tender kilientelist, pa garë dhe me ofertë fituese sa fondi limit, është paguar si ryshfet deri në 30 % e vlerës së tenderit. Pjesa e kryesore ka shkuar në xhepat e drejtuesve të bashkisë.

Sekserët dhe anëtarët e komisioneve të vlerësimit të ofertave kanë marrë gjithashtu pjesë e tyre për çdo tender.

Në rast urdhër-arrestesh nga SPAK, krahas Sulit, në burg do të përfundojnë të parët anëtarët e komisioneve të vlerësimit të ofertave. / Pamfleti



Më të lexuarat