Prapaskena

Disfata e Fierit dhe viktimat e paralajmëruara. Kush e ka radhën?

Publikuar: 26/08/2021

Fitorja e mandatit të tretë të Partisë Socialiste, përtej euforisë, fsheh brenda vetes mjaft probleme në elektoratin e saj. Fitorja u arrit kryesisht si rezultat i ndryshimeve kushtetuese që eleminonin koalicionet parazgjedhore dhe strategjisë katastrofike të dy forcave kundërshtare për të mos koordinuar veprimet. Bash për këtë arsye u humb një mandate deputeti në Gjirokastër, një në Berat, një në Durrës dhe me shumë mundësi një në Vlorë. Pra, pavarësisht, gjithë akuzave për manipulime, Partia e Edi Ramës do të kishte 70 mandate deputeti ndërsa kundërshtarët e tij do të kishin 67. Deklarata parazgjedhore se nuk do qeveriste kurrsesi me mandatet e Partisë së Tom Doshit do e çonte votimin e Qeverisë në Parlament në vështirësi.

Fatmirësisht LSI-a dhe PD u ndeshën dhëmb për dhëmb në Berat, Gjirokastër, Durrës dhe Vlorë e ua dhuruan 4 mandatet e çmuara Partisë Socialiste. Edi Rama u është mirënjohës përjetë për këtë gjë. Me këtë strategji, viktima e madhe ishte LSI e cila me 107 mijë vota nuk arriti të marrë më shumë sesa 4 deputetë duke shënuar rekordin më të lartë historik të votave për një deputet (afër 27 mijë) kur Partitë kryesore (PD dhe PS) e kanë diku te 10-11 mijë.

Fitorja e Ramës ishte në fije të perit. Rezultatet më dëshpëruese ishin në qarkun e Fierit dhe Vlorës. Objektivi për 10 deputetë në Fier ishte krejt larg. Edhe nëse LSI nuk e merrte mandatin e saj, përsëri Partia Socialiste nuk e merrte dot të dhjetin, ai shkonte për Partinë Demokratike. Partia Socialiste mori rreth 91 mijë vota ndër 173 mijë të vlefshme, pak më shumë se gjysmën. E në rastin kur numri i mandateve është çift (Fierit i janë lënë 16 mandate), probabiliteti më i lartë ka qenë të përfundonin 8 me 8 dhe asfare afër 10 me 6! Imagjinoni për një çast sikur Fieri, bastion historik i PS-së të nxirrte numër të njëjtë deputetësh PS-Opozitë!

Rënia e PS-së në qarkun e Fierit është jashtëzakonisht e ndjeshme, rreth 13 mijë vota! Në krahasim me zgjedhjet e 2017-ës ka rënie pothuaj në çdo qendër votimi, në çdo qytet apo zonë zgjedhore. Nga ana tjetër PD ka rikuperuar si pakkund në Shqipëri duke i shtuar rezultatit të 2017-ës gati 18 mijë vota! Teoria që PD-ja ka rritje me votat e LSI-së nuk pi ujë në Fier. Po të ishte ashtu pse ranë votat e PS-së me gati 13 mijë?

I pari që e pësoi nga rezultati i Fierit ishte Gramoz Ruçi. Figura më jetëgjatë në historinë e PS-së, ish eksponenti i dy sistemeve politike, i ashtuquajturi “eminenca gri”, përbashkuesi i Partisë apo epitete të tjera vlerësuese, u përcoll në pleqëri me nderime formale në një aktivitet socialist pa kaluar tre javë nga rezultati i 25 Prillit. Nderime që gjithsesi nuk e fshihnin pakënaqësinë e Ramës për rezultatin katastrofik të Fierit…

Pak kohë më vonë, Petro Koçi, i renditur i dyti në listën e kandidatëve të Qarkut, filloi një luftë frontale ndaj Kryetarit të Bashkisë së Fierit. Koçi, dikur eksponent i Partisë (në kohën e Qeverisë Nano ishte Ministër i Brendshëm) është rikthyer në gjirin e Partisë. Dikur besoi se Rama ka tradhëtuar idealet e Partisë së 91-shit dhe ato duheshin përfaqësuar nga dikush. Petro nuk hezitoi. Por, me kalimin e kohës kuptoi që i gabuari është ai, jo Kryeministri. Prandaj u kthye urtë e butë në stanin rilindas si një rilindas i shtruar tashmë. U shpërblye duke u renditur i dyti pas Erion Braçes por kjo nuk e ndihmoi shumë. Ai nuk mori më shumë se 3 mijë e ca vota personale nga 91 mijë socialist…

Për të përligjur dështimin personal ai lëshoi akuza skandaloze, penale për Kryetarin e Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, që po jepte tendera për mafiozë e trafikantë narkotikësh. Fushata e dirigjuar mediatike nuk linte shumë dyshim se Subashi ishte i sakrifikuari i radhës i Kupolës mavi. Sulme të tilla të ashpra nuk mund të bëhen pa lejen e Shefit të Madh.

Viktima e tretë e disfatës së Fierit është zëvendëskryeministri Erion Braçe. Rezultati spektakolar personal (mbi 15 mijë vota) nuk e fsheh dot dështimin e Partisë në zonën e tij elektorale mbi (3300 vota më pak ose një zbritje nga 64% në 2017-ën në 51% sivjet). Funksionari i lartë socialist që njihet për zënkat me popullin e FB apo me tifozët e futbollit në rrjetet sociale, njoftoi dje largimin nga Qeveria e mandatit të tretë.

Deri tani këta janë tre të sakrifikuarit e Qarkut të Fierit. Rama nuk njeh tolerancë as në fitore. Ai e di që nëse nuk merr masa sot, nëse nuk i mban të tendosura bateritë nesër e pret humbja.

Fitorja e këtij viti nuk ishte aq plebishitare sa duket. Shifrat e deputetëve e maskojnë të vërtetën por ekspertët e shifrave e dinë mirë atë. Prandaj Rama ka filluar fushatën për 2025-ën.

Më të lexuarat