Të paktën 60 viktima janë shënuar nga shpërthimi jashtë aeroportit të Kabulit në Afganistan. Midis viktimave ndodhen gra, fëmijë dhe disa roje talibane.
Nga shpërthimi janë raportuar 140 të plagosur. Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spitalin lokal, ndërkohë të tjerë janë larguar me karroca dore nga vendngjarja, disa prej tyre me plagë të mbështjella rreth tyre me fasho të sajuara nga veshjet.
Shpërthimi jashtë aeroportit është pasuar nga një shpërthim i dytë jashtë hotelit Baron, i cili përdorej nga Britania për të kontrolluar nëse britanikët dhe afganët ishin në rregull me dokumentacionin e evakuimit. Nga ky shpërthim ka mjaft të lënduar, por ende nuk ka shifra të sakta.
Në aeroport kanë mbetur trupa britanike, amerikane dhe trupa të tjera ndërkombëtare që po punojnë për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur.