Rama për CNN: Shqipëria do presë 4000 afganë, fillimisht do vijnë 2000

Pa Kategori

Publikuar: 25/08/2021

Rama për CNN: Shqipëria do presë 4000 afganë, fillimisht do vijnë 2000

Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste për në CNN, tha se vendi ynë do të pres rreth 4000 afganë që do të vijnë të ndarë fillimisht 2000 dhe më pas 2000 të tjerë.

“2000 që janë listuar dhe 2000 të tjerë që ne po punojmë për t’i pritur, do jenë rreth 4000 mijë”, tha Rama.

Sot qeveria ka marrë vendimin për praninin e afganëve që rrezikohen nga talebanët, duke ngritur një task-forcë me 7 ministra për menaxhimin e procesit të pritjes.