Prapaskena

Biden refuzon kërkesën e Johnson: Largohemi nga Afganistani më 31 gusht

Publikuar: 24/08/2021

SHBA nuk u tërhoq përballë presionit të vendeve të tjera të G7, që kërkuan shtyrjen e afatit të evakuimeve nga Kabuli përtej afatit të vendosur që është data 31 gusht.

Zëdhënësa e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki njoftoi qëndrimin e Presidentit Biden pas takimit me udhëheqësit e tjerë të vendeve të G7-s.

“Presidenti theksoi se misioni ynë në Kabul do të përfundojë në bazë të përmbushjes së objektivave tona dhe konfirmoi se aktualisht këta objektiva përmbushen “paqësisht” më 31 gusht”, tha Psaki.

Sipas kësaj deklarate, SHBA nuk përjashton mundësinë e evakuimeve përmes përdorimit të forcës ushtarake, ose misioneve sekrete pas datës 31 gusht.

Respektimi i këtij afati është kërkuar edhe nga talebanët, që kanë paralajmëruar se pas kësaj date mund të ketë përplasje me arëm.

Sipas Biden, çdo ditë e operacionit të evakuimit po vë në rrezik trupat amerikane, përfshirë këtu edhe rrezikun e sigurisë nga ekstremistë të tjerë të lidhur me talebanët, si ISIS.

“Përmbyllja e misionit varet nga koordinimi me talebanët, përfshirë këtu edhe aksesi i të evakurve për në aeroport”, tha Biden.



Më të lexuarat