Prapaskena

Lidhja misterioze 5- vjeçare e Luana Vjollcës me një të “fortë”, që e mban sekret

Publikuar: 22/08/2021

Luana Vjollca ka vite që përflitet për lidhjen e dashurisë me menaxherin e saj dhe biznesmemin nga Kosova, Krenar Çoçajn.
Ndonëse shpesh janë fotografuar së bashku, moderatorja shqiptare ka zgjedhur të mos flasë për të, ndërkohë që herë pas here historia e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta.

Së fundmi kanë qenë miqtë e saj të afërt që kanë dëshmuar për një krizë të re mes çiftit dhe kjo ndodh në prag të ceremonisë së dasmës që kishin planifikuar këtë vjeshtë.

Ndërkohë, dyshimeve që lindën nga këto rrëfime konfidenciale i shtohen edhe disa fakte, që tregojnë se Luana dhe Krenari që prej kohësh bashkëjetojnë në Tiranë, tashmë nuk komunikojnë me njëritjetrin.

Në një kërkim të bërë në rrjetet e tyre sociale, shihet qartë se dyshja nuk po e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram”, i vetmi rrjet social ku nuk postonin foto, por shkëmbenin mesazhe dashurie.

Nuk dihet se ç’do të ndodhë me përgatitjet për dasmën, duke qenë se ata kishin bërë prenotimet për ceremoninë VIP, që do organizonin buzë detit, në Gjirin e Lalzit. Luana ndërkohë do të rikthehet me
emision të ri të muajin shtator, por që nuk ka zbuluar detaje nëse bëhet fjalë për “Shiko kush luan”.

Luana ka pasur shumë projekte kohët e fundit dhe pas gjithë këtyre arritjeve fshihej i fejuari i saj, Krenar Çoçaj, me të cilin vendosi të martohej në muajin shtator, por që tani nuk dihet si do të rrjedhin
situatat.

Dasma vip
Lajmin e parë se do të kishte dasmë VIP këtë vit, Luana e dha vetë në emisionin “Shiko kush luan”, I vetmi lajm që ka dhënë ndonjëherë për veten. Ndërsa po bënte një bisedë me Amarda Toskën lidhur me
dasmat, ajo foli për planin e saj për dasmë dhe se tashmë e kishte vendosur.

“Mos u habit se vitin tjetër do të martohem”, tha Luana pa përfunduar mirë fjalinë gjatë sezonit të kaluar. Më pas, nga burime të afërta të Luanës u fol se ajo kishte nisur përgatitjet për një ceremoni madhështore VIP që do të organizonte në Shqipëri në fund të shtatorit.

Kujtojmë se Luana Vjollca kishte tashmë disa vite që është e lidhur me biznesmenin Kosovar, Krenar Çoçaj. Çifti asnjëherë nuk e ka pranuar, por që shpeshherë janë kapur mat së bashku në publik, edhe pse
kënga “Ti amo” (Të dua) u tha se i dedikohej Krenarit. Gjithçka ishte bërë me plan nga Luana, pasi kishte vendosur që 30-vjetori do ta gjente me status të ndryshuar.

Showgirl-i dhe menaxheri i VIP-ave ishin duke organizuar dasmën e tyre, por një konflikt bëri që
plani të prishej sa hap e mbyll sytë.

Ata kishin bërë plan që t’í thoshin po njëri-tjetrit në një ceremoni shumë intime, duke mos preferuar që të kishin shumë të ftuar në ditën e tyre më të rëndësishme.

Që kur lidhja e tyre u bë zyrtare, ata kanë jetuar mes Tiranës dhe Prishtinës, duke gjetur të mesmen e artë për të shijuar dashurinë mes shumë angazhimesh për të qëndruar pranë njëri-tjetrit, ndërkohë që bashkëjetoin në shtëpinë e tyre në Tiranë.

Ndërkohë, burime pranë tyre kanë treguar se Getoar Selimi, miku i ngushtë i Krenarit dhe Marina e Vjollca, motra e Luanës, janë angazhuar që t’i pajtojnë, por nuk dihet nëse do t’ia arrijnë.

Historia sekrete
Lind pyetja se si kanë qenë këto pesë vite të Luana Vjollcës në çift me Krenar Çoçajn, ndërkohë që janë ndër të vetmit çifte VIP që i kanë shpëtuar tundimit për të postuar foto romantike në rrjete sociale?

Ashtu si në skenat e një prej klipeve të saj, ku Luana shfaqej si Hirushja e përrallave, ajo arriti ta bënte kështu jetën e saj përtej televizionit. Miqtë e afërt konfirmojnë vazhdimisht se Luana ia ka dalë, pasi angazhimet e saj larg televizionit janë mjaftueshëm fitimprurëse, siç është muzika.

Gati tre vite më parë, ajo i hyri seriozisht muzikës për të fituar para edhe prej saj, ndërkohë që i dashuri, Krenar Çoçaj, e mori nën menaxhim për ta kthyer muzikën e saj në biznes fitimprurës.

Ndonëse një çift që asnjëherë s’e konfirmoi lidhjen, prezantuesja Luana Vjollca dhe menaxheri i VIP-ave nga Kosova, Krenar Çoçaj, e pranuan deri diku publikisht në “Instagram” me një shkëmbim komentesh të nxehta dashurie.

Për herë të parë, dyshimet se Luana kishte nisur histori të re dashurie me shokun e ngushtë të kunatit, Getoar Selimit, u hodhën më 10 korrik të para katër viteve, kur ajo dhe Krenari festuan 28- vjetorin e
tij në Santorini.

Hera e fundit që Luana e konfirmoi në njëfarë mënyre lidhjen me Krenarin ishte në emisionin e saj, kur tha se ua qante hallin atyre që kishin lidhje në distancë, pasi edhe ajo vetë udhëtonte fundjavave për
të takuar të dashurin.

Edhe pse gjatë këtyre viteve kanë pasur edhe kriza në çift, flitet se ata ishin fejuar në fshehtësi dhe se Krenari kudo e prezantonte si nusen e tij.

Pas përfundimit të sezonit televiziv të kaluar me programin “Shiko kush luan”, prezantuesja e njohur e “Top Channel” shijoi luksin e udhëtimeve në destinacionet më të shtrenjta të botës, nisur nga postimet që bën në “Instagram”.

Më pas, vëmendja e medias u kthye më shumë te Luana për stilin e saj të jetës, pikërisht pushimet luksoze në Maldive për Shën Valentin, në një resort vilash 650 $ nata. Së fundi ata bashkejetonin në një rezidencë luksoze në Tiranë, ku ishin komshinj me Getoarin dhe Marinën.(Panorama Plus)



Më të lexuarat