Prapaskena

FOTO: Humbi jetën në det teksa po pushonte në Velipojë, ja kush është polici nga Kosova

Publikuar: 22/08/2021

Një bilanc tragjik është regjistruar ditën e sotme në vendin tonë, ku si pasojë e mbytjes në det kanë humbur jetën 3 pushues, njëri prej të cilëve ishte edhe polici 59-vjeçar nga Kosova, Hasan Hysenajn.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Komuna Shtime i ka shprehur ngushëllime familjarëve, të afërmve dhe kolegëve të punës për ikjen e parakohshme të policit.

“Do ta kujtojmë përherë Hasan Hysenajn, jetën dhe veprën e tij në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, përkushtimi i pashoq dhe profesionalizmi i lartë, ishin vyrtyt i tij, andaj, kujtimi për të do të jetë i përjetshëm!”, shkruhet në postim.



Më të lexuarat