Prapaskena

Nis me tragjedi Serie B në Itali, humb jetën tifozi

Publikuar: 21/08/2021

Një tragjedi tronditi ndeshjen e parë të kampionatit të Serie B (2021-2022). Një tifoz i Frosinone vdiq pasi u ndje keq, ndërsa u rreshtua për të hyrë në stadium për ndeshjen debutuese kundër Parmës, në kuadrin e javës së parë të kampionatit.

Burri, 46 vjeç, ishte duke qëndruar në radhë kur u rrëzua në tokë. Ndihma ishte në kohë, por e kotë. Tifozi vdiq pasi mbërriti në spitalin aty pranë. Me të dëgjuar lajmin, stadiumi heshti. Tifozët pushuar së brohorituri ekipin nga respekti për të ndjerin.

Ndeshja përfundoi 2-2, me portierin Buffon që debuton me një barazim me skuadrën e Parmës. Kjo e fundit e pësoi në fund, pasi kishte përmbysur rezultatin 1-2.



Më të lexuarat