Nesër, Goran Bregoviç do të këndojë shqip në Korçë. Këtë e zbulon Bashkia e Korçës në ‘Facebook’, ku shkruan se Bregoviç ka zgjedhur pikërisht këngën e kënduar ne gjuhën shqipe, kompozuar prej tij “Kosovska” apo “Kosovarja”, për të çelur koncertin në qytetin juglindor.
E përtej debatit te madh publik që u ngrit për prezencën e tij ne natën finale dhe me kulminante të festes me të madhe të birrës, Bregovic do përgjigjet në shqip me këngën e zgjedhur enkas.
Këtë këngë ai e ka krijuar dhe interpretuar në vitet 80 me grupin e tij “Bjelo dugme”. Në vargje përmenden instrumentet tona tradicionale popullore si mandolina dhe çiftelia.
Pjese nga kënga…
“Rroke mandolinën
Bjeri bjeri bjeri çiftelisë
Të gjithë do t’këndojmë
kënga le t’jehojë
Kënga le t’jehojë –
Çdo gjë mund të jetë Roken-roll.
Në njoftimin e vet bashkia e Korçës shkruan se Bregoviç me muzikën e tij dhe publiku i festës me mikpritjen entuziaste do të japin nga Korça mesazhin se arti dhe kultura janë ura miqësie që lidhin popujt.”.