Prapaskena

Pranimi i përkohshëm i refugjatëve afganë në Shqipëri, Rama diskutim me Sekretarin e Shtetit Blinken, zbardhet biseda, DASH: Sekretari dhe Kryeministri u konsultuan në lidhje me…

Publikuar: 20/08/2021

Një bisedë telefonike në lidhje me ofertën e Shqipërisë për të strehuar përkohësisht refugjatët afganë, të cilët po i arratisen regjimit Taliban në shtetin e tyre, është kryer midis Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony J. Blinken dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit.

Sipas njoftimit, të dy zyrtarët riafirmuan partneritetin e ngushtë midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, dhe Sekretari Blinken falënderoi gjithashtu kryeministrin Rama për vazhdimin e traditës krenare të Shqipërisë për strehimin e njerëzve në nevojë

Njoftim i DASH:

Më poshtë i atribuohet Zëdhënësit Ned Price:

Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari dhe Kryeministri u konsultuan në lidhje me ofertën e Shqipërisë, aleatit të NATO -s, për të pranuar përkohësisht afganët në nevojë. Sekretari Blinken falënderoi gjithashtu kryeministrin Rama për vazhdimin e traditës krenare të Shqipërisë për strehimin e njerëzve në nevojë. Sekretari dhe Kryeministri riafirmuan partneritetin e ngushtë midis dy vendeve tona.

Ndërkohë, ardhja e qytetarëve afganë të lidhur me SHBA-të ka ngjallur polemika midis Ramës e përfaqësuesve të opozitës, pasi studentet u nxorren nga disa konvikte te Qytet Studentit me nje njoftim te menjehrshem, pa u dhene shume kohe per te vepruar dhe le pastaj per te kundershtuar. Keto godina do te mbushen me shtetas afgane te cilet largohen nga vendi i tyre pasi Talibanet moren pushtetin.



Më të lexuarat