Prapaskena

“Lufta” për transmetimin e serisë A/ Plasin kërcënimet

Publikuar: 20/08/2021

Lufta për transmetimin e ‘Serisë A” është thelluar dhe gjithçka përtej debateve apo përplasjeve në garë është kthyer në luftë me kërcënime.

Ka qenë aksioneri kryesor i platformës Tibo, që ka bërë të ditur kërcënimin me anë të një postimi në rrjete sociale.
Në një postim të tij në rrjetet sociale ai shkruan, “ Ai Petraqi thoshte në një video, po ça di i bëjë ai Nandi kampionatit italian (pasi kërcënonte edhe me jetë), por e mori kaq shtrenjtë apo do e shohë vetë në kolltuk. Ta dinte si sa tifoz i çmendur i Interit është, s ‘do kishte çu kompaniën e vet për skrap me idiotlliqet që nxjerr nga goja”.

Petraqi rezulton një emër që e gjen si aksioner tek Digitalb, por kjo është e pakonfirmuar që të jetë i njëjti person.
Kujtojmë se të drejtat për transmetimin e ndeshjeve të futbollit të Serie A, nuk do t’i takojnë më për sezonin që vjen platformës Digitalb.

Tashmë këto të drejta i kanë blerë Tring, Tibo dhe disa platforma të tjera televizive.

Një nga drejtuesit e kabllorëve në Kosovës, gjithashtu është kërcënuar nga një prej aksionerëve të një prej kompanive kryesore të shërbimeve televizive në Shqipëri, me shumë gjasa nga e njëjta platformë, por këtë herë pretendohet se kërcënimi ka ardhur nga një femër.
“Do publikoj çdo gjë kundër teje po bleve e transmetove Seria A”, mësohet të ketë qenë mesazhi kërcënues.

Digitalb është platformë që ka humbur Serinë A këtë sezon, ndërsa Tring ka marrë të drejtat e transmetimit të saj.

Gjithashtu ndeshje të rëndësishme dhe evente sportive transmeton edhe RTSH. Por, mesa duket beteja mes platformave të ndryshme ka shkuar në përplasje e deri kërcënime, përtej “luftës” në biznes është kthyer në betejë kërcënimesh.



Më të lexuarat