Prapaskena

Aeroporti i Kabulit ende në kaos!

Publikuar: 19/08/2021

Gratë e reja të arsimuara, ish-përkthyeset për ushtarakët amerikanë dhe afganët e tjerë më të rrezikuar nga talibanët i kanë bërë thirrje administratës Biden që të rifillojnë me fluturimet e zhvendosjes. Presidenti Joe Biden dhe zyrtarët e tij të lartë nuk bënë asnjë premtim se sa do të zgjasë në kohë operacioni që t’u mundësojë këtyre njerëzve të dëshpëruar të fluturojnë drejt SHBA-ve.

“Ne nuk kemi aftësinë për të dalë dhe për të mbledhur një numër i madh njerëzish”, u tha gazetarëve Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Afganët në rrezik për shkak të punës së tyre me ushtrinë amerikane iu lutën Uashingtonit që të shkurtojë burokracinë që mund të pengojë mijëra afganë të largohen në kohë. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar trupa për të transportuar nëpërmjet aeroportit të Kabulit nga 5,000 deri në 9,000 njerëz në ditë.

Luftëtarët talibanë me pikat e tyre të kontrollit mbajnë te rrethuar aeroportin dhe afganët që duan të shkojnë në aeroport kanë frikë se puna e tyre e mëparshme me perëndimorët i bën ata objektiva kryesorë të kryengritësve.

Gati 6,000 njerëz janë evakuuar nga ushtria amerikane që nga e shtuna.

Rreth 100,000 afganë qe kane punuar me ndërkombëtarët po kërkojnë evakuim përmes një programi vizash amerikane që u siguron strehim për afganët që kanë punuar me amerikanët, si dhe anëtarët e familjeve të tyre.

Pentagoni tha se oficerë të lartë ushtarakë amerikanë, përfshirë admiralin e Marinës Peter Vasely, po negociojnë me komandantët talibanë për pikat e kontrollit të talibanëve dhe orën policore masa që kanë kufizuar numrin e amerikanëve dhe afganëve në gjendje të hyjnë në aeroport.

Qeveria amerikane u dërgoi një email qytetarëve amerikanë, mbajtësve të kartave jeshile dhe familjeve të tyre dhe të tjerëve që të paraqiten në aeroportin e Kabulit dhe të jenë të përgatitur për t’u nisur.



Më të lexuarat