Një zjarr është regjistruar pak pas mesnate në Tiranë, në një monument kulture tek “Sarajet e Toptanëve”.
Burime për media bëjnë me dije se pasi kishte rënë zjarri, zjarrfikësit kishin shkuar në vendin e ngjarjes dhe kishin bërë të mundur shuarjen e tij, por që pak momente më vonë flakët janë riaktivizuar.
Pak orë më vonë zjarrfikësit kanë bërë të munduar të shuajë plotësisht në flakët. Shkaqet që çuan në rënien e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.